Sacchi frenon Interin për Erkisen: As Maradona nuk e fitoi dot Champions-in i vetëm!

Futboll

Sacchi frenon Interin për Erkisen: As Maradona nuk e fitoi dot Champions-in i vetëm!

Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:41
Arrigo Sacchi

Interi dhe Juventusi e kanë bërë të ethshme betejën për titullin në Itali, këtë sezon. Kjo është meritë e padiskutueshme e Antonio Conte dhe zikaltërve, të cilët duan ta zbresin nga froni “Zonjën e Vjetër” pas tetë triumfeve radhazi në Serie A. Një luftë e ngushtë, që nuk sheh ende një favorit të qartë për momentin.

Për Arrigo Sacchi, ky ekuilibër nuk është i njëjtë me shfaqjen dhe bukurinë e lojës: “Për momentin ekziston një pasiguri e madhe, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht bukuri dhe cilësi. Gara e titullit është e pasigurt për momentin”.

Ish-trajneri i kombëtares italiane flet edhe për Barella: “Mbaj mend, kur isha duke punuar në “Coverciano”. Pak e pëlqyen Barella, thanë se ai kishte vetëm grintë. Jo, ai kishte vlera, zemër. Ai tashmë ishte një lojtar profesionist. Teknika përmirësohet gjithnjë me punë”. Një mendim edhe për ardhjen e Eriksen te zikaltrit: “Asnjë lojtar nuk mund ta ndryshojë i vetëm një ekip, përndryshe Maradona do të kishte fituar Ligën e Kampionëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat