Kaq para merr në sezon Rrahmani në klubin e madh italian

Futboll

Kaq para merr në sezon Rrahmani në klubin e madh italian

Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:55
Kaq para merr në sezon Rrahmani në klubin e madh italian

Transferimi i Rrahmanit nga Verona, Napolit i kushtoi 14 milion euro plus 1.5 milionë në shpërblime.

Kontrata gjatë ditës së djeshme është zyrtarizuar, kurse detaje të teja janë zbuluar gjatë ditës së sotme nga "Gazzetta dello Sport".

Sipas këtij mediumi ajo që nuk është ditur deri më tani ka qenë koha e përfundimit të kësaj kontrate, e që sipas tyre është deri në vitin 2024.

"Amir Rrahmani ka nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me Napoli deri në vitin 2024, me një pagë prej 1.8 milion në sezon. Është përcaktuar operacioni me Veronën, i cili kushtoi 14 milionë plus 1,5 bonuse, por mbrojtësi do të arrijë vetëm në qershor" shkruajti mediumi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat