Pogba pritet të largohet

Futboll

Pogba pritet të largohet

Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:27
Pogba pritet të largohet

Mesfushori i Bayern Munih, Thiago Alcantara, mund të largohet nga bavarezët në merkaton e verës. Sipas ‘The Sun’, spanjolli mund të firmosë me Manchester United.

28-vjeçari është në kontratë me bavarezët deri në vitin 2021 dhe me shumë mundësi ai nuk do ta rinovojë atë.

Ish-lojtari i Barcelonës po kërkon një sfidë të re dhe kalimi në Premier League mund ta tundojë atë.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Ole Gunnar Solskjaer, po kërkon një mesfushorë të ri pasi kërkon të ndërtojë një ekip pretendent për sezonin e ardhshëm. Me Paul Pogban që pritet të largohet, Thiago do të ishte një zëvendësues i denjë për francezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat