Duket shumë i madh...

Futboll

Duket shumë i madh...

Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:36
Duket shumë i madh...

Jozef Minala zuri faqet e para të gazetave në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lacion, prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij.

Në atë kohë, ai ishte 19 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur.

Inzagi e dërgoi atë në fillim të sezonit në ekipin e të rinjve, për shkak se nuk kishte vend në ekipin e parë.

Megjithatë tashmë tekniku bardhekaltër i ka bërë një surprizë të bukur 23-vjeçarit, teksa e ka ftuar për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Sampdorias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat