Inter me sy nga Reali, Conte i rikthehet dashurisë së Spalletit

Futboll

Inter me sy nga Reali, Conte i rikthehet dashurisë së Spalletit

Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:29
Antonio Conte

Interi po mendon të rrëmbejë me parametra zero Luka Modric. Kroatit i skadon kontrata në verë dhe zikaltrit do të mundohen që ta bindin të firmosë si lojtar i lirë. Spanjollët duket se nuk do të rinovojnë më me 34-vjeçarin duke ditur dhe moshën. 

Trajneri Antonio Conte nuk i druhet viteve të nënkampionit të botës dhe e do për të nisur një projekt fitues. Numri një i stolit nuk po mendon në plan afatgjatë dhe afrimi i Ashley Young e tregon mjaft mirë diçka të tillë.

Modric nuk tentohet për herë të parë, pasi lojtari kroat dëshironte t'i bashkohej zikaltërve në verën e 2018. Palët ishin afër, por ishte Reali që nuk e lejoi largimin. Modric pritet të ndihmojë lojtarët e rinj të rriten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat