Manchester Utd po bën të pamundurën

Futboll

Manchester Utd po bën të pamundurën

Më: 18 janar 2020 Në ora: 14:20
Kalidu Kulibali

Manchester Utd po bën të pamundurën që të bindë qendërmbrojtësin e Napolit Kalidu Kulibali për t’u transferuar në Angli.

Mediat italiane dhe angleze shkruajnë se ish-trajneri legjendar i “Djajve të Kuq” Sër Aleks Ferguson është takuar verën e kaluar me senegalezin pas lutjes së teknikut Solskjaer për të bindur futbollistin të mbërrijë në “Old Trafford”.

Dhe shanset janë të mëdha për “Djajtë e Kuq”, të cilët duan të përforcojnë qendrën e mbrojtjes.

Vlera e Kulibalisë në merkato ka zbritur nga 100 milionë € në 2018 në 76 milionë € duke i krijuar lehtësi klubit të madh europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat