Trajneri i PSG i jep lajmin e keq Arsenalit

Futboll

Trajneri i PSG i jep lajmin e keq Arsenalit

Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:06
Layvin Kurzawa

Arsenalit i është dhënë një goditje në ndjekje të Layvin Kurzawa, me trajnerin e Paris Saint-Germain Thomas Tuchel duke thënë se kampionët e Ligue 1 “kanë nevojë” për mbrojtësin 27-vjeçar.

Gunners janë në treg për një tjetër mbrojtës pasi opsionet e tyre janë të varfëruara nga lëndimet.

Në të majtë, Mikel Arteta e gjen veten pa Kieran Tierney dhe Sead Kolasinac.

Ai u tha gazetarëve kur u pyet për largimin e mundshëm të Layvin: “Unë nuk kam folur me Layvin apo askënd tjetër për largimin e tij këtë dimër”.

“Layvin është numri dy pas [Juan] Bernat në pozicionin e majtë. Ne kemi nevojë për të dhe Layvin do të luajë nesër (e dielë) kundër Lorient”.

“Ai ka luajtur mirë kohët e fundit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat