Silva me rekord te Man City

Futboll

Silva me rekord te Man City

Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:18
David Silva

David Silva tashmë mund të konsiderohet vërtetë një legjendë e Manchester City.

Mesfushori spanjoll, Silva, sot kundër Crystal Palace po regjistron paraqitjen e tij të 300-të në Premierligë.

Silva është lojtari i parë që prek këtë shifër për klubin, në këtë kompeticion.

David Silva transferohej te Manchester City nga kampionati spanjoll La Liga, ku luante me Valencian.

Silva do të mbyll kontratën e tij me ‘Citizens’ në fund të këtij sezoni. Ai luan me kampionët e Premierligës që nga viti 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat