Skuadra e Romës është duke e shikuar mundësin që të përforcohet në këtë afat kalimtar të janarit.
Romakët ia kanë vënë syrin lojtarit me prejardhje kosovare, Adnan Januzaj.
Krejt ky interesim vjen pas lëndimit të Nicolo Zaniolo, që do ta mbaj jashtë fusha për një kohë të gjatë.
Roma po interesohet për disa lojtarë për atë pozicion, përfshirë edhe yllin tjetër kosovar, Xherdan Shaqiri, si dhe Cristian Pavon.