Arsenali dështon, Manchester City zhgënjen 

Futboll

Arsenali dështon, Manchester City zhgënjen 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 17:58
Arsenali dështon,  Manchester City zhgënjen 

Arsenalit nuk po i shkon tash e disa javë, kësaj radhe dështoi si vendas, duke barazuar me rezultat 1:1 me Sheffiled Utd, në takimin e javës së 23-të të Premier League në futboll. Në minutën e 45-të, Martinelli shënon për epërsinë e Arsenalit.

Në minutën e 83-të, Fleck me goditje të fortë plason topin në këndin e majtë dhe barazon shifrat 1:1. Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka u paraqitën standardë për Arsenalin por nuk dolën me pikë të plota.

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në fund të takimit. Sheffield Utd është në vend të shtatë me 33 pikë, katër me shumë se Arsenali i renditur i dhjeti në klasifikim.  Manchester City si vendas zhgënjen duke luajtur baras (2:2) me Crystal Palacen. Në minutën e 39-të Tosun me kokë nga afërsia shënon gol të bukur dhe për epërsinë e Crystal Palaces. Sulmuesi më i mirë i Manchester City, Sergio Aguero barazon shifrat në minutën e 82-të.

Sërish në skenë Aguero dhe shënon për 2:1 pikërisht në minutën e 87-të. Kur pritej triumfoi i Cityt, këtë ia mohoi autogoli i Fernandihos (90+1’).  Manchester City mban pozitën e dytë me 48 pikë, kurse Crystal Palace është në vend të nëntë me 30 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat