Asani e nis mbarë

Futboll

Asani e nis mbarë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:23
Asani e nis mbarë

AIK ka fituar 2:1 miqësoren e sotme përballë Karlstad dhe goli i fitores është shënuar nga Jasir Asani.

Rrjeta e parë suedeze për ish-lojtarin e Partizanit. 24-vjeçari nga Shkupi e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 72-të duke regjistruar një debutim pozitiv.

Kampioni në vendin nordik nis në pranverë dhe AIK luan ndeshjen e parë përballë Hacken me datë 6 prill.

Klubi i njohur suedez po zhvillon fazën përgatitore, teksa do të luajë dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Vasteras dhe Sundsvall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat