PSG ofron pagë të ‘çmendur’ për Koulibaly

Futboll

PSG ofron pagë të ‘çmendur’ për Koulibaly

Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:27
Kalidou Koulibaly

Paris Saint Germain janë të vendosur që të sigurojnë shërbimet e Kalidou Koulibaly.

Garës për mbrojtësin, përveç Manchester City, Manchester United e Real Madrid, i është bashkuar edhe kampioni i Ligue 1, PSG.

‘Foot Mercato’ bën të ditur se PSG po shikojnë të rrëmbejnë mbrojtësin e Napoli, duke i ofruar një pagë prej 12 milionë eurove.

Gjiganti francez kështu prinë garën për të siguruar kartonin e lojtarit, i cili me shumë gjasë në fund të sezonit i jep fund aventurës me napolitanët.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo është takuar me agjentin e senegalezit këtë javë dhe kanë diskutuar pagën e tij.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet akordi mes PSG dhe Koulibaly, për transferimin.

Kujtojmë se Napoli tashmë ka arritur marrëveshje me Amir Rrahmanin, dhe lehtë mund të heq dorë nga Koulibaly.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat