Shkupi përforcoi mbrojtjen

Futboll

Shkupi përforcoi mbrojtjen

Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:35
Shkupi përforcoi mbrojtjen, vjen "luani" Demir

Përforcimi i dytë në skuadrën e Shkupit vjen në repartin e mbrojtjes, aty ku skuadra kishte mjaft nevojë dhe pothuajse gjatë gjithë kampionatit ka çaluar.

"Dhe pikërisht për këtë kryesia e skuadrës ishte në kërkim të një mbrojtësi të ri dhe me perspektiv siç është Benjamin Demir, i cili që në moshë të re ka luajtur për klube nga Kroacia dhe tani është në kampionatin tonë.

Mbrojtësi 23 vjeçar, Demir te Shkupi vjen nga ekipi i Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa në vendin tonë ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Pelisterin, “Skopjen”, Euromilkun, ndërsa jashtë vendit ka luajtur te Hajduku i Splitit, Inter Zapreshiq në Kroaci, Olimpik Sarajevë të BeH dhe Spartakun e Suboticës në Serbi.

Demir ka luajtur edhe për Reprezentacionin e Maqedonisë U19, U20 dhe U21.

Ndërsa në sezonin pranveror për ekipin e Makedonija Gj.P në 16 ndeshje ka shënuar dy gola.
Shkupi dhe Demir kanë nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi për ta vazhduar atë.

Demir që sot i është bashkuar ekipit në stërvitje dhe do të jetë i disponueshëm për trajnerin Qatip Osmani në miqësoret e reja", njofton Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat