Derisa po vazhdon afati kalimtar i janarit në shumë ekipe, Albsport.mk ka përpiluar listën e futbollistëve më të shtrenjtë shqiptarë që po luajnë në klube të ndryshme.
I pari në listën e më të shtrenjtëve është Milot Rashica, futbollisti i Werderit të Bremenit që luan në Bundesligën gjermane dhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës. Rashica sipas “transfermarkt” është vlerësuar në 35 milionë euro.
Në pozitën e dytë është Granit Xhaka, shqiptari me shtetësi zvicerane që tani është pjesë e Arsenalit në Premier Ligë. Xhaka kap vlerën e 30 milionë eurove.
Menjëherë pas tij është Xherdan Shaqiri që është te skuadra e Liverpoolit dhe po ashtu ka pasaportën zvicerane. Shaqiri ka vlerën e 22 milionë eurove.
Pozitën e katërt dhe pestë e ndajnë dy futbollistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi i Levantes që luan në La Liga dhe futbollisti i Arsenalit, Shkodran Mustafi që ka prejardhjen nga Gostivari.
Lista më të paguarve mbyllet me Vedat Muriqin e Fenerbahces që për momentin kartoni i tij kap vlerën e 12 milionë eurove.