Ter Stegen gëzon trajnerin Quique Setien

Futboll

Ter Stegen gëzon trajnerin Quique Setien

Më: 18 janar 2020 Në ora: 23:51
Marc Andre ter – Stegen

Marc Andre ter – Stegen ka gëzuar trajnerin e Barcelonës, Quique Setien.

Setien do të drejtojë skuadrën e Barcelonës për herë të parë nesër, në ndeshjen që ‘Blaugranat’ e luajnë kundër Granada.

Për këtë ndeshje, Quique Setien do të ketë në dispozicion edhe portierin gjerman, Ter Stegen.

‘Mundo Deportivo’  bën të ditur se Ter Stegen do të jetë i gatshëm për pozitën e titullarit.

Nesër pritet që të ketë minuta edhe për Riqui Puig, pasi skuadra nuk ka në dispozicion emra si Frenkie de Jong e Arthur Melo.

Gjithashtu, vendin e Luis Suarez në formacionin titullar pritet ta merr i riu Ansu Fati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat