Roma kontakton Sociedadin për Januzajn, ky është plani i hedhur në tavolinë

Futboll

Roma kontakton Sociedadin për Januzajn, ky është plani i hedhur në tavolinë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 12:49
Adnan Januzaj

Roma po synon me çdo kusht transferimin e yllit me prejardhje nga Kosova.

Adnan Januzaj është lojtari që po prinë në listën e dëshirave të Romës, për merkaton e janarit.

‘Dailymail’ shkruan se Roma janë të vendosur të afrojnë lojtarin e Real Sociedad, Adnan Januzaj.

‘Giallorossi’ duan të transferojnë Januzajn në formë huazimi, me mundësi për blerje në fund të sezonit.

Lëndimi i Nicolo Zaniolo ka lënë hapësira te skuadra e Romës, dhe Januzaj shihet si ideali për zëvendësimin e tij.

Roma veçse ka kontaktuar Sociedadin për Januzaj dhe mund të nënshkruajnë me të një marrëveshje permanente, për 13 milionë funte, gjatë verës, nëse arrihet akordi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat