Kroati i jashtëzakonshëm, siguron fitoren e Milanit

Futboll

Kroati i jashtëzakonshëm, siguron fitoren e Milanit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2020 Në ora: 14:28
Rebiç

Skuadra e Milanit fiton tri pikë të mundimshme, duke e mposhtur me 3:2 Udinesen, në takimin që u zhvillua në stadiumin “San Siro”. Ndeshje me kthesa në rezultat, e cila u fitua nga vendasit në çastet e fundit fal kroatit Ante Rebiç.

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç u paraqit tërë takimin, duke treguar angazhim të madh. Në minutën e 6-të, portieri Donnarumma doli jashtë 16-shit, këtë e ka shfrytëzuar futbollisti Jens Stryger Larsen i cili nga një pozitë si anash nga rreth 17 metra shënon për epërsinë e Udineses. Në minutën e 48-të, kroati Ante Rebiç barazon rezultatin 1:1.

Milani kalon në epërsi fal golit nga rreth 20 metra të Theo Hernandez pikërisht në minutën e 71-të. Në minutën e 85-të, Kevin Lasagna me kokë shënon gol të bukur dhe barazon shifrat (2:2). Në minutën e 90+3, Rebiç sërish shënon për fitoren e madhe të  kuqezinjve.

Pas 20 jave në Serie A Milani renditet në vend të 8-të me 28 pikë, ndërsa Udinese 5 pozita më poshtë me katër pikë me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat