Valencia thyhet në Mallorca

Futboll

Valencia thyhet në Mallorca

Më: 19 janar 2020 Në ora: 15:00
Valencia thyhet në Mallorca

Valencia mposhtet keqazi në sfidën në transfertë përballë Mallorcës, ku nxori plot 4 herë topin nga rrjeta e portës dhe arriti të shënojë vetëm një gol, atëherë kur ishte vendosur gjithçka.

Takimi nisi menjëherë i komplikuar për valencianët, pasi Parejo dhe Coquelin u ndëshkuan me kartonë të verdhë që në minutat e para, ndërsa Mallorca shënoi 3 gola në pjesën e parë.

Ishte Raillo që zhbllokoi sfidën para se kroati Ante Budimir të shënonte dy herë të tjera, ndërsa goli i katërt për vendasit u shënua nga Rodriguez në minutat e fundit, pak para se Torres të shënonte golin e vetëm të Valencias.

Vlen të theksohet se Valencia luajti për thuajse të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak pasi Dani Parejo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe përveçse la skuadrën në inferioritet numerik sot, do të mungojë edhe në takimin e ardhshëm ndaj Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat