Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, flet edhe për Eriksen, Giroud dhe Moses - Bota Sot
Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, flet edhe për Eriksen, Giroud dhe Moses

Futboll

Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, flet edhe për Eriksen, Giroud dhe Moses

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:03
Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta lë të kuptohet se shkëmbimi i Leonardo Spinazzola me Matteo Politanon dështoi për arsye financiare, ndërsa konfirmoi bisedimet me agjentët e Christian Eriksen, Olivier Giroud dhe Victor Moses.

Javën e fundit e ka mbizotëruar shkëmbimi i dështuar midis Spinazzola dhe Politano, pasi Interi vendosi kështu në fund.

Për këtë dështim shkëmbimi, por edhe për zërat tjerë që e lidhin Interin me Eriksenin, Giroudin e Moses ka folur drejtori i klubit Marotta.

“Mendoj se ka pasur vëmendje të tepruar të mediave për të gjithë situatën”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

“Spinazzola është një profesionist i shkëlqyeshëm me të cilin kam punuar tashmë te Juventusi. Por, mendoj se në futboll që para se të finalizohen, negociatat duhet të kalojnë vlerësimet në një nivel teknik, mjekësor, ekonomik dhe fizik”.

“Pasi përfunduam të gjitha ato vlerësime, klubi nuk mund të shkonte përpara me këtë transferim dhe i thashë kolegut tim të Romës që ne nuk mund të bëjmë”.

“Mos harroni, Davide Santon nuk arriti të gjente një klub të ri në tre raste për shkak të skenarëve të ngjashëm. Kur bëhet fjalë për një operacion me vlerë 55 milionë euro, duke përfshirë pagat dhe tarifat, është e drejtë që klubi t’i analizojë me kujdes të gjitha vlerësimet”.

“Nuk varet nga ne që Roma që lëshon fotografi të një lojtari që i nënshtrohet testeve mjekësore. Spinazzola nuk bëri asnjë fotografi me ne…”.

“Ne jemi në një botë ku këto gjëra ndodhin dhe ato do të ndodhin edhe në të ardhmen, pa dyshim, por vlerësimet janë të nevojshme për blerësin në një investim kaq të madh”.

“Me gjithë respektin e duhur ndaj Politanos, ne i shpjeguam situatën. Jemi profesionistë dhe jemi mësuar me këtë lloj gjëje, kështu që ne do ta vlerësojmë të ardhmen e tij së bashku para fundit të afatit kalimtar”.

“Eriksen është një lojtar i Tottenhamit, por kontrata e tij skadon në qershor, kështu që është plotësisht e ligjshme dhe i autorizuar për të parë agjentin e tij në këtë periudhë”.

“Nuk mund të them se ai do të vijë këtu në janar ose qershor, sepse ka një konkurrencë të madhe dhe ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë akoma”.

“Është normale që menaxhmenti të punojë për të përgatitur negociata të ndryshme, kështu që ka alternativa nëse nuk arrin. Nuk do ta mohoj se kemi biseduar me rrethin e Giroud, do ta vlerësojmë situatën”.

“Moses është kandidat, sigurisht”, përfundoi drejtori i Interit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat