Conte nuk e do tek Interi, skuadra nga La Liga interesohet për Vecino

Futboll

Conte nuk e do tek Interi, skuadra nga La Liga interesohet për Vecino

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:20
Matias Vecino

Matias Vecino me shumë gjasë do të përfundojë në La Liga.

Mesfushorit të Inter i është bërë me dije se nuk pëlqehet në ‘San Siro’ dhe nuk bën pjesë në planet e Antonio Conte.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Sevilla është skuadra e interesuar për shërbimet e mesfushorit.

Uruguaiani i bashkohej skuadrës së Inter nga Fiorentina, dhe në kohën e Luciano Spalletti ishte i padiskutueshëm.

Vecinos ka parë minutat e tij tek reduktohen këtë sezon, dhe në Serie A është paraqitur vetëm 14 herë.

Sevilla pritet të bëjë një lëvizje për lojtarin para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Inter janë gati të heqin dorë nga kartoni i lojtarit, dhe me paratë e fituara nga ai, të kryejnë ndonjë lëvizje tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat