Një rast thuajse identik me atë të sulmuesit të Partizanit, Solomon, u regjistrua në sfidën mes Breshas dhe Kaljarit, ku protagonist ishte Mario Baloteli.
Sulmuesi italian u ndëshkua me karton të kuq vetëm 8 minuta pasi u aktivizua në fushën e lojës. E njëjta gjë ndodhi edhe me futbollistin e Partizanit, Solomon, në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore, mes Partizanit dhe Flamurtarit. Sulmuesi i skuadrës së kuqe, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 8-të, pasi tentoi të godiste me roveshat një top brenda zonës, teksa goditi në fytyrë lojtarin e Flamurtarit Zeqaj.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Balotelin, i vetmi ndryshim është se italiani ishte në mesfushë. Për me tepër ndiqni videot e të dy episodeve.