Liverpooli nuk ndalet, gjunjëzon edhe Manchester Utd

Futboll

Liverpooli nuk ndalet, gjunjëzon edhe Manchester Utd

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2020 Në ora: 19:18
Liverpooli nuk ndalet, gjunjëzon edhe Manchester Utd

Sa i frikshëm është ky Liverpool! FC Liverpooli vazhdon serinë pa humbje, shënon edhe fitoren e radhës në Premier League. Trajneri Jurgen Klopp po e bën mrekullinë me Liverpoolin dhe nuk ka kush që i  ndal drejt rrugës për titullin e kampionit.

Liverpoolit triumfoi me rezultat 2:0 në përballje me Manchester Utd, në takimin që u zhvillua në "Anflield". 

Në minutën e 14-të, futbollisti Trent Alexander-Arnold harkon nga rivënia e këndit ndërsa Virgil van Dijk kërcen më së larti, nga rreth 6-7 metra godet topin me kokë duke dërguar në këndin e epërm të majtë, 1:0. 

Në minutën e 90+3, Mohamed Salah vulos fitoren e madhe me rezultat 2:0 te Liverpoolit.

Liverpooli nga 22 ndeshje, shënon 21 fitore e 1 barazim, pa humbje, por ka edhe një takim me pak. “Reds-at” nga 66 pikët e mundshme kanë fituar 64 deri me tash në Premier League.

Liverpooli kryeson renditjen me 64 pikë apo ka 16 pikë më shumë se Manchester City që renditet në vend të dytë, kurse Manchester Utd mban pozitën e pestë me 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat