Klopp: “Do të isha çmendur…, tani nuk kam vend në trurin tim për atë!”

Futboll

Klopp: “Do të isha çmendur…, tani nuk kam vend në trurin tim për atë!”

Më: 19 janar 2020 Në ora: 22:09
Jurgen Klopp

Liverpool vijon të regjistrojë rekorde dhe të shkruajë historinë, teksa ka triumfuar këtë të dielë me rezultatin 2-0 ndaj Manchester United, por trajneri Jurgen Klopp, edhe pse i lumtur për suksesin, duket se nuk ka të ngopur. Sipas gjermanit, “Të Kuqtë” duhet të kryesonin 4-0 që në 60 minutat e para të sfidës.

“Çfarë performance përballë një kundërshtari me cilësitë e United! Ole do të thotë të njëjtën gjë. ata donin të na mërzisnin, të na shpërqendronin nga loja, mbrojtje dhe kundërsulm. Kishte disa momente kur ata luajtën futboll, por jo shumë shpesh. Momentet e tjera ishte vështirë të krijonim shanse, por mënyra se si ne i krijuam ato ishte e jashtëzakonshme”.

“E shijova shumë ndeshjen, por do të kisha preferuar më shumë sikur të fitonim 2, 3, 4-0 që në 60 minutat e para të lojës. Luajtëm futboll të jashtëzakonshëm. Mund të kishim shënuar më shumë dhe duhet ta kishim bërë. Më pas United u rikthye në lojë dhe ne e dinim këtë gjë. Në pjesën e dytë luajtëm super futboll dhe krijuam shanse”.

“Nga tani e tutje duhet të mësohemi me ritmin e një ndeshje çdo tre ditë. Na pret një kohë e vështirë. E kuptoj që ndonjëherë niveli i përqendrimit bie. Në të kaluarën do të isha çmendur, por tani jam i qetë. Më pëlqen futbolli që luajmë dhe atmosfera. Gjithçka është shumë e bukur”.

“Tifozët mund të këndojnë “ne do të fitojmë kampionatin”, dhe në dijeninë time e kanë kënduar edhe disa herë të tjera më parë. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Të gjithë duhet të festojnë këtë situatë, por jo ne. Asgjë nuk ka ndryshuar. Kemi të njëjtën situatë plus 3 pikë. Do t’ju tregoj menjëherë momentin kur të ndihet ndryshe situata. Për mementin nuk ka ndryshuar”.

 “Nuk e kam idenë nëse do të na kapin ose jo. Nuk dua t’ja dij. E para dhe mbi të gjitha është Premier league. Të enjten ndeshemi me Wolves, që është sfida jonë e radhës. Tani nuk kam mjaftueshëm vend në trurin tim për të perceptuar gjë tjetër”, deklaroi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat