Ibrahimovic vendosi rekord të ri në Serie A me fitoren e Milanit

Futboll

Ibrahimovic vendosi rekord të ri në Serie A me fitoren e Milanit

Më: 19 janar 2020 Në ora: 22:52
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic e ka bërë startin e tij të parë që kur u rikthye te Milani.

Rossonerët morën tri pikë tejet të vështira ndaj Udinieses të cilën e mposhtën 3-2.

Edhe pse 38-vjeçari nuk arriti të shënonte gol, ai arriti të asistonte në golin e fitores të shënuar nga Ante Rebic në minutën e 93-të.

Por, Ibra përfitoi nga kjo fitore, pasi sipas Opta Paolo, suedezi është bërë lojtari më i shpejtë që i arrin 150 fitore në ligën italiane.

Ndeshja ndaj Udineses ishte për të e 222-ta, duke e lënë pas vetes kështu legjendën e Interit, Esteban Cambiasson.

Argjentinasit kishte fituar 150 ndeshje në 230 paraqitje të zhvilluar, ndërsa Ibrahimovic e arriti këtë me 222 sosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat