Solskjaer tregon arsyen pse ekipi i tij u mposht nga Liverpool - Bota Sot
Solskjaer tregon arsyen pse ekipi i tij u mposht nga Liverpool

Futboll

Solskjaer tregon arsyen pse ekipi i tij u mposht nga Liverpool

Më: 20 janar 2020 Në ora: 00:08
Ole Gunnar Solskjaer

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka kritikuar futbollistët e tij se nuk u treguan të vëmendshëm në konkretizimin e rasteve të sulmit, duke bërë kështu që ata në fund të pësonin humbje nga Liverpool.

Duke folur pas takimit, Solskjaer tha se lojtarët dhanë gjithçka që mundën, por megjithatë ndihet i zhgënjyer.

“Sot ne u varëm pak në fillimin e pjesës së dytë, por 25-30 minutat e fundit ne i shtypëm dhe i shtymë përsëri kundërshtarin”.

”Mendoj se në pjesën e dytë performuam vërtet mirë kundër një skuadre të mirë dhe në një vend të vështirë.  Ne nuk kishim cilësi me përfundimin ose kalimin e topave”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat