Ronaldo frymëzon Juven, Sarri: Cr7 fenomenal, ja çfarë na duhet për Champions

Futboll

Ronaldo frymëzon Juven, Sarri: Cr7 fenomenal, ja çfarë na duhet për Champions

Më: 20 janar 2020 Në ora: 08:07
Cristiano Ronaldo

Juventusi mundi Parmën me rezultatin 2-1 duke u shkëputur në krye të serie A me 4 pikë më shumë se Interi falë një një dopiete të Cristiano Ronaldos. 

Sulmuesi portugez në 8 takimet e fundit me bardhezinjtë ka arritur të shënoi 11 gola, shifra që kanë bërë optimist edhe trajnerin Maurizio Sarri i cili në fund të ndeshjes me Parmën i thuri elozhe Ronaldos.

Kemi në skuadër Ronaldon, një lojtar që di të jetë vendimtar në kohën e duhur dhe arritëm të marrim 3 pikë me mjaft vlera. Ka ende vend për përmirësime, por duhet të pranoj se skuadra funksionon mirë në tërësi”, deklaroi Sarri.

Me titullin kampion që e fiton prej vitesh, synimi i skuadrës torineze për këtë sezon është triumfi në Ligën e Kampionëve, ndërsa vetë Sarri pranon se ky është një objektiv i arritshëm, por ekipi duhet të përmirësohet ende shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat