Firmino nuk ka shënuar në ‘Anfield’ pothuajse që një vit - Bota Sot
Firmino nuk ka shënuar në ‘Anfield’ pothuajse që një vit

Futboll

Firmino nuk ka shënuar në ‘Anfield’ pothuajse që një vit

Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:31
Roberto Firmino

Firmino po vuan ta gjejë golin e parë në ‘Anfield’ në Premierligë për sezonin 2019/20. Ai s’ka shënuar në stadiumin e Liverpool që nga prilli i vitit 2019.

32 ndeshje, 9 gola – Roberto Firmino po kalon sezonin më të vështirë në aspektin personal te ‘Redsat’, ndërsa sa i përket atij ekipor – Liverpooli s’ka të ndalur dhe duket se vuajtjet do të marrin fund këtë edicion, kur ‘Redsat’ të shpallen kampion të Anglisë pas 30 viteve.

Por, të ndalemi te Firmino. Edhe pse një lojtar i rëndësishëm në ekipin e Klopp, sidomos sezonin e kaluar ku Liverpooli fitoi tre trofe, Roberto po vuan këtë edicion.

Ai e ka gjetur golin vetëm 9 herë në të gjitha garat në 32 paraqitje, 7 prej tyre në Premierligë.

Statistika më e tmerrshme që duket edhe e pabesueshëm është ajo se si Firmino, kur kanë kaluar disa muaj, që nga starti i kampionatit në gusht të vitit 2019, s’ka arritur të shënojë gol në ‘Anfield’, shtëpinë e ‘Redsave’.

Sido që të jetë, shokët e skuadrës nuk brengosen për këtë, besojnë se Firmino do ta gjejë së shpejti të parin prej të shumtëve këtë edicion, pasi të dielën VAR ia ndërpreu festën pas golit që i shënoi Manchester Unitedit.

Sezoni më i mirë i Firminos me fanellën e Liverpoolit është ai 2017/18, kur shënoi 27 gola në 54 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat