Xhemaili afër kalimit në Kinë

Futboll

Xhemaili afër kalimit në Kinë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:19
Blerim Xhemail

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili pritet të vazhdojë karrierën në Kinë.

Sipas “Blick”, ai pritet të t’i bashkohet trajnerit italian Roberto Donadoni te Shenzeni në Ligën e Kinës.

Ish-reprezentuesi i Zvicrës thuhet se ka arritur marrëveshje me kinezët për të nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin. Tani po mungon vetëm përgjigja e Bolognas.

33-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, dhe klubi italian po synon të fitojë tash nga shitja e tij.

Xhemaili ka punuar bashkë me Donadonin dy herë kur ishte te Bologna.

Ai në të kaluarën ka luajtur edhe në Zvicër, Angli, Turqi e SHBA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat