“Shqiponja” e nisi fluturimin te Barça, urojmë edhe mbi “Camp Nou”!

Futboll

“Shqiponja” e nisi fluturimin te Barça, urojmë edhe mbi “Camp Nou”!

Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:04
Rey Manaj

Një ëndërr e gjithkujt, por që mbetet të realizohet plotësisht. Rey Manaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare, është tashmë zyrtarisht në “paradhomën” e Barcelonës.

Do të luajë më filialin e skuadrës së parë katalanase (Barcelona B), por me paraqitjet e tij e ka të hapur rrugën edhe për t’u ngjitur një kat më lart, pse jo, në “Camp Nou”. T’i shkosh kaq afër Leo Messit me shokë përbën motivim ekstra, edhe përtej mundësive reale, që Manaj ta çojë deri në fund rrugëtimin në Katalonjë. Me këtë do të nderonte veten, por do të bënte krenar edhe tërë shqiptarët. 

22-vjeçari me “rrënjë” nga Lushnja ka nisur stërvitjen me Barcelona B. Pikërisht atje e ka pritur një shqiptar tjetër, Labinot Kabashi, i cili ka publikuar një foto në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit kuqezi. Nga “infermieria” e klubit, të dy kanë bërë një fotografi shumë të dashur për shqiptarërt.

Ata kanë kryqëzuar duart dhe formuar “shqiponjën” dykrenare, simbolin e bashkombasve tanë kudo nëpër botë. Urojmë që “shqiponja”, që e ka nisur fluturimin ulët në Katalonjë, të njohë lartësi të reja e të paprekura kurrë më parë nga shqiptarët…, Barcelona A!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat