Flamurtari transferon ish futbollistin e Milanit

Futboll

Flamurtari transferon ish futbollistin e Milanit

Më: 20 janar 2020 Në ora: 18:01
Taye Taiwo

Flamurtari i Vlorës është duke punuar për ta forcuar skuadrën që mënyrë që të largohen nga fundi i tabelës dhe duke mos rrezikuar rënien në një kategori më poshtë.

Klubi vlonjat është afër afrimit në skuadër të dy ish-lojtarëve të Milanit.

Mësohet se një nga ta pritet të jetë Taye Taiwo, i cili ka pasur një karrierë të pasur, ku ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha.

Ky i fundit ka mbërritur në Vlorë ditën e sotme, ku po bisedohet për një kalim te kuqezinjtë.

Ndërkohë te Flamurtari janë në pritje të FIFA-s, për shkak se e kanë merkaton e bllokuar.

Nga fillimi i këtij viti, mbrojtësi është një futbollist i lirë, pasi mbylli aventurën me finlandezët e Rops.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat