Tifozët e Napolit e komentojnë në këtë mënyrë transferimin e Rrahmanit

Futboll

Tifozët e Napolit e komentojnë në këtë mënyrë transferimin e Rrahmanit

Më: 20 janar 2020 Në ora: 19:26
Amir Rrahmani

Napoli ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit shqiptar Amir Rrahmani.

Klubi italian nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar për transferimin e kapitenit të Kosovës.

“SSC Napoli njofton se ka nënshkruar me Amir Rrahmani nga Hellas Verona. Klubi është pajtuar që ta huazojë mbrojtësin kosovar te Hellas Verona deri më 30 qershor 2020”, thuhet në komunikatën e klubit.

Pas zyrtarizimit të transferimit, kanë reaguar edhe tifozët italianë të Napolit në rrjetin social “Twitter”.

“Mirësevjen djalosh, me plotë respekt”, ka shkruar një tifoz me emrin Simone Davino.

Ndërsa, një tifoz tjetër me emrin Pierapolo Inno, ka shkruar: “Fenomen, komplimente”.

Megjithatë, ka pasur edhe prej atyre që janë shprehur pesimistë, duke parë formën aktuale të Napolit në Serie A.

“Ku do të garojmë vitin tjetër, në Serie A, apo Serie B”, shkroi një faqe me emrin ‘NapoliMania00’.

Napoli nuk e ka bërë të ditur shifrën e transferimit, por mediet italiane kanë raportuar se Napoli ka paguar rreth 14 milionë euro për shërbimet e Rrahmanit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat