Zyrtare: Real Madrid konfirmon marrëveshjen me “Kakan e ri”

Futboll

Zyrtare: Real Madrid konfirmon marrëveshjen me “Kakan e ri”

Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:01
18 vjeçarin Reinier

Los Blancos kanë lajmëruar transferimin e talentit brazilian që konsiderohet “Kaka i ri”, për një kontratë afatgjate

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se e kanë blerë mesfushorin ofensivë, 18 vjeçarin Reinier nga Flamengo në një marrëveshje për 35 milionë euro.

Talenti brazilian konsiderohet si “Kaka i ri”, ka nënshkruar kontratë afatgjate deri më 2026 dhe do ti bashkohet fillimisht skuadrës Real Madrid Castilla.

Ai kështu ndjek hapat e Vinicius Junior dhe Rodrygo që u transferuan në kryeqytetin spanjoll nga Brazili në moshë shumë të re, me ish lojtarët që po ashtu ardhën nga Flamengo, e që më vonë nga i njëjti klub erdhën edhe Neymar dhe Santos.

Reinier ishte lidhur me Los Blancos që disa herë, me raportet që thoshin që lëvizja e tij do të konfirmohet se shpejti pas ditëlindjes së 18 të lojtarit më 19 janar.

Kjo taktikë ishte përdorur edhe për nënshkrimin e Vinicius Junior dhe Rodrygo duke bërë marrëveshje me shumë më të vogla e jo duke paguar shuma astronomike më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat