Dëmtimi i Brozovic – shqetësime tek Inter

Futboll

Dëmtimi i Brozovic – shqetësime tek Inter

Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:17
Marcelo Brozovic

Inter janë në ankth, si pasojë e dëmtimit të Marcelo Brozovic.

Brozovic ka pësuar një dëmtim serioz në kyçin e këmbës, në ndeshjen që Inter e luajti kundër Lecce.

Përveç barazimit 1:1, lajmi edhe më i keq vjen për mesfushorin kroat, i cili tashmë pritet t’i mungojë Interit.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se lojtari është larguar nga ‘Stadio Via del Mare’ me paterica.

Testet e detajuara lojtari do t’i kryej gjatë ditës së nesërme, kur pritet të mësohet se sa do të mungojë.

Conte dhe tifozët e Inter janë në ankth, duke pritur për rezultatet e mesfushorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat