Cagliari afër marrëveshjes për transferimin e yllit të Juventus

Futboll

Cagliari afër marrëveshjes për transferimin e yllit të Juventus

Më: 21 janar 2020 Në ora: 08:01
Marko Pjaca

Cagliari është afër një transferimi të madh.

Merkatoja e janarit mund të sigurojë një transferim të madh për skuadrën e Cagliari.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se Cagliari janë afër të arrijnë marrëveshje me Juventus, për nënshkrimin e Marko Pjaca.

24 vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2016, por me ‘Zonjën e vjetër’ regjistroi vetëm 21 paraqitje.

Ai kaloi një pjesë të karrierës në formë huazimi te Schalke dhe Fiorentina.

Reprezentuesi kroat ka pasur telashe edhe me lëndimet gjatë sezoneve të fundit, dhe ai tashmë synon një start të ri në Sardinia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat