Juventus gjen përforcimin e ri, çmimi 50 milionë euro - Bota Sot
Juventus gjen përforcimin e ri, çmimi 50 milionë euro

Futboll

Juventus gjen përforcimin e ri, çmimi 50 milionë euro

Më: 21 janar 2020 Në ora: 08:29
Juventus

Juventus ka identifikuar një përforcim të ri për sezonin e ardhshëm.

Juventus ka filluar t’i planifikojë përforcimet e ardhshme.

Bianconerët janë në kërkim të talentëve të rinj dhe pas arritjes së marrëveshjes me Parman për transferimin e Dejan Kulusevskit, skuadra kampione është në kërkim të një tjetër potenciali të madh.

“Goal Italia” raporton se mesfushori i Brescias, Sandro Tonali është objektiv i madh i Juventusit për afatin kalimtar të verës.

Tonali konsiderohet si “Pirlo i ardhshëm” në futbollin italian. Brescia kërkon 50 milionë euro për shitjen e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat