Arteta: Ozili ka qenë i pafat

Futboll

Arteta: Ozili ka qenë i pafat

Më: 21 janar 2020 Në ora: 09:14
Ozil

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, beson se mesfushori gjerman me origjinë turke Mesut Ozil ka qenë i pafat që s’ka regjistruar më shumë gola dhe asiste gjatë kohës së tij si trajner i Topçinjve.

31-vjeçari shpeshherë ka qenë një figurë që ka shkaktuar debat në Emirates, mirëpo statistikat e tij në repartin e sulmit kanë rënë në mënyrë drastike që nga largimi i Arsene Wengerit.

Ai i ka vetëm dy asiste dhe asnjë gol në të gjitha garat këtë sezon, mirëpo Arteta beson se loja e gjermanit me origjinë turke në fazën e sulmit meriton statistika më të mira sesa kaq gjatë kohës së fundit.

“Kërkesat që ne po detyrohemi t’i vendosim mbi të e bëjnë dallimin në secilën ndeshje”, ka thënë Arteta, para përballjes së Topçinjve në Premierligë me Chelsean.

“Për t’i arritur ato kërkesa, ai ka nevojë për strukturën dhe futbollistët e duhur rreth vetes, të cilët mund t’i ndihmojnë atij t’i arrijë synimet tona”.

“Mendoj se ai mund të ketë pasur më shumë asiste dhe ndoshta më shumë gola në ndeshjet të cilat i ka luajtur nën drejtimin tim, por ka qenë i pafat. Në përgjithësi mendoj se paraqitjet e tij janë përmirësuar shumë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat