Barcelona futet në garë për Timo Werner - Bota Sot
Barcelona futet në garë për Timo Werner

Futboll

Barcelona futet në garë për Timo Werner

Më: 21 janar 2020 Në ora: 10:36
Timo Werner

Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi për sulmuesin uruguaian Surez, i cili pritet të mungoj për një kohë të gjatë pas operimit që bëri ditë më parë.

Blaugranët tanimë kanë filluar interesimin për sulmuesin e Leipzig, Timo Werner, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle.

Werner është duke kaluar në një formë të lartë, në Bundesligë këtë sezon duke arritur të shënoj gjithsej 20 gola në 18 ndeshje.

Kujtojmë që për lojtarin të interesuar më parë kanë qenë skuadra të mëdha evropiane si Liverpool, Chelsea dhe Real Madrid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat