Shqiptari mezi pret të luajë për Barcelonën

Futboll

Shqiptari mezi pret të luajë për Barcelonën

Më: 21 janar 2020 Në ora: 11:32
Shqiptarti mezi pret të luajë për Barcelonën

Rey Manaj është prezantuar dje tek Barcelona B, duke nisur një rrugëtim të cilin ai e cilëson si më të rëndësishmen në karrierën e tij si futbollist.

24 vjeçari ka nënshkruar me katalanasit për një shumë rreth 700.00- euro, plus 2 milionë euro bonuse, në varësi prej performancës së tij.

Kontrata do të ketë një klauzolë largimi prej 50 milionë euro.

Duke folur për “Barca TV”, Manaj th se është shumë i lumtur me transferimin e tij tek Barcelona.

“Është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime, kam nënshkruar për një nga klubet më të mëdha në botë. Për mua, më i miri në histori. Unë mezi po pres që të luaj këtu. Kur erdhi oferta e Barcelonës, nuk doja të dëgjoja asgjë tjetër. Tani që jam këtu ndjehem shumë i lumtur” tha Manaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat