Shaqiri tregon kur do të kthehet - Bota Sot
Shaqiri tregon kur do të kthehet

Futboll

Shaqiri tregon kur do të kthehet

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:07
Shaqiri tregon kur do të kthehet

Xherdan Shaqiri është deklaruar se lëndimi i tij nuk është edhe aq serioz. Shaqiri beson se do të kthehet shumë shpejtë dhe të jetë i gatshëm për trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.

Shaqiri për sajtin e klubit ka deklaruar se shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen e FA Cup kundër Shrewsbury, që do të zhvillohet tri ditë më vonë.

“Nuk është diçka serioze, e pata një problem të vogël në stërvitje. Kështu që shpresoj të kthehem më vonë këtë javë. Le ta shohim, nuk mund të them asgjë për momentin, por shpresoj të kthehem. Unë po qëndroj pozitiv dhe unë ende tentoj ta kem mundësinë që ta jap më të mirën time dhe t’i ndihmoj skuadrës”.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane këtë sezon ka pasur probleme të shumta me lëndime.

Shaqiri mungoi edhe në fitoren e Liverpoolit kundër Manchester United, që u zhvilluar në fundjavën e kaluar. Megjithatë, edhe pse ka pasur probleme me lëndime, interesimi nga klubet evropiane për shërbimet e tij nuk kanë munguar.Klubi italian AS Roma edhe zyrtarisht ka dërguar ofertë për ta huazuar, por përgjigja e Liverpoolit ishte negative. Besohet se transferimin e ka bllokuar trajnerin gjerman, Klopp, i cili duket se ende beson në Shaqirin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat