‘Adios’ Real Sociedad, menaxheri i Januzajt zbulon se mesfushori po transferohet në Serie A

Futboll

‘Adios’ Real Sociedad, menaxheri i Januzajt zbulon se mesfushori po transferohet në Serie A

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:24
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj dëshiron të largohet nga Real Sociedad dhe planifikon të ardhmen në Itali.

Mesfushori ka zgjuar interesim nga Roma, por edhe Milan, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Dirk de Vriese.

Gjatë një prononcimi për Calciomercato.com, ai ka dhënë detaje në lidhje me interesimin për Januzajn.

“Po, sigurisht”, u përgjigj De Vriese në pyetjen nëse Januzaj ka zgjuar interesim nga Serie A, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Në lidhje me bisedimet me Romën, ai shtoi: “Nesër do të takohem me Real Sociedadin për të kuptuar qëndrimin e tyre”. De Vriese ka konfirmuar po ashtu interesimin nga Milan për Januzajn.

“Po, mund ta konfirmoj. Januzaj do të përgjigjej pozitivisht ndaj një oferte nga Milan”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat