Kushtet e këqija të Unionistas: Lojtarët e Realit do të duhet të lahen me ujë të ftohtë

Futboll

Kushtet e këqija të Unionistas: Lojtarët e Realit do të duhet të lahen me ujë të ftohtë

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:25
Bale

Real Madridi do ta nisë rrugëtimin në Kupën e Mbretit me vizitën në stadiumin e klubit të nivelit të tretë të futbollit në Spanjë, Unionistat de Salamanca, nesër në orën 21:00. Para kësaj ndeshjeje, yjet e Los Blancos janë paralajmëruar se të fundit që do ta bëjnë një dush, s’do të kenë ujë të ngrohtë.

Këtë sezon, Kupa e Mbretit e Spanjës do t’i përballë disa ndër futbollistët më të famshëm të botës me kushtet e këqija të një klubi më të vogël spanjoll, që ka stadium me kapacitet prej tre mijë ulësesh.

Marca e ka vizituar kampion e klubit, i cili u themelua në vitin 2013, dhe gjëja më e çuditshme është se lojtarët nuk mund të ushtrojnë dhe të luajnë gjithmonë në stadiumin e klubit për shkak të punimeve që po bëhen aty.

Fusha për stërvitje ndodhet afër një dhome “fitnesi” të përbashkët. Fusha zakonisht nuk ka vija ndarëse, përkundër ankesave të lojtarëve dhe të stafit për këtë situatë.

“Fusha nuk është e shënjuar dhe sot ata po e kalojnë shënjuesin mbi bar vetëm për shkak që mediat janë këtu”, thanë disa pjesëtarë të stafit të klubit.

Në dhomën e fitnesit ndodhej një atlet i cili e paralajmëroi Real Madridin për situatën me të cilën mund të përballet nesër.

“Uji i nxehtë zgjat 20 minuta, pasi që ne jemi këtu 40 njerëz, ata që lahen të fundit e bëjnë një dush të shpejtë të ftohtë, s’kanë opsion tjetër”, ka thënë kapiteni i klubit, Piojo.

“Shpresoj se lojtarët që zëvendësohen nuk shkojnë menjëherë për ta bërë një dush sepse atëherë nuk do të mbetet ujë për ne të tjerët. Kështu është jeta për klubet e vogla”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat