Agjenti i Rrahmanit: Transferim i papritur! Ju tregoj një sekret për Napolin e të ardhmes! - Bota Sot
Agjenti i Rrahmanit: Transferim i papritur! Ju tregoj një sekret për Napolin e të ardhmes!

Futboll

Agjenti i Rrahmanit: Transferim i papritur! Ju tregoj një sekret për Napolin e të ardhmes!

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:34
Amir Rrahmani

Adrian Aliaj, ish-futbollisti i Shqipërisë dhe agjent i Amir Rrahmanit, foli për transferimin e mbrojtësit të Kosovës te Napoli duke nisur nga sezoni i ardhshëm (operacion 14 mln euro dhe 1.8 mln euro rrogë në sezon për pesë vitet e ardhshme). "Nuk e prisje kaq shpejt interesimin e një ekipi big për Amirin! Kishim plan të rritej te Verona, por kur vjen Napoli nuk ke çfarë të presësh. nuk thua dot jo. Jam krenar për këtë transferim. Kishte edhe ekipe të tjera që e donin, por Napoli lëvizi më shpejt dhe falënderoj Giuntolin (drejtori sportiv i Napolit).

"Amiri është gati për këtë eksperiencë të re dhe nuk ka frikë! Luan me katër mbrojtës por edhe me tre, edhe pse roli më i përshtatshëm është prapavija me 4, si në kombëtaren e tij. Amir mezi pret të nisë në korrik te Napoli, ku po ju them se do të vijë ndryshimi dhe revolucioni, pasi skuadra do të ndryshojë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat