Kylian Mbappe flet për festimin e kopjuar të Trent Alexander-Arnold - Bota Sot
Kylian Mbappe flet për festimin e kopjuar të Trent Alexander-Arnold

Futboll

Kylian Mbappe flet për festimin e kopjuar të Trent Alexander-Arnold

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:40
Kylian Mbappe dhe Trent Alexander-Arnold

Kylian Mbappe ka folur për Trent Alexander-Arnold, pasi ky i fundit e kishte kopjuar festën e tij para disa ndeshjeve.  

Mbrojtësi i Liverpoolit festoi sikurse ylli francez, në ndeshje kundër Leicester Cityt, kur edhe shënoi një gol të shkëlqyer.

Alexander-Arnold vrapoi te tifozët e Liverpoolit dhe duke festuar sikurse Mbappe.

Ylli i PSG nuk ka asnjë problem me festën e anglezit, duke shtuar se është një tifoz i madh i mbrojtësit të djathtë.

“Po, unë pashë! Jam krenar. Ai djalë është i mahnitshëm”.

Mbappe ka qenë i lidhur me një transferim në Liverpool, por duket shumë e vështirë kalimi i tij në Angli, por kjo nuk e pengon të flas mirë për klubin.

“Ajo që Liverpooli bën në këtë moment është e mahnitshme. Ata janë si një makinë”.

“Ata kanë humbur zero ndeshje. Kur shikon se mendon se gjithçka është e lehtë, por nuk është ashtu. Djemtë janë të përqendruar, ata luajnë ndeshje çdo tre ditë dhe fitojnë, fitojnë, fitojnë”, ka thënë Mbappe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat