Januzaj pritet të transferohet në Serie A, këto skuadra shprehin interesim për të - Bota Sot
Januzaj pritet të transferohet në Serie A, këto skuadra shprehin interesim për të

Futboll

Januzaj pritet të transferohet në Serie A, këto skuadra shprehin interesim për të

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:47
Adnan Januzaj

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, dëshiron të largohet nga Real Sociedad dhe planifikon të ardhmen e tij në kampionatin italian.

Interesim për anësorin kanë shprehur Roma, por edhe Milan, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Dirk de Vriese.

Gjatë një prononcimi për Calciomercato.com, ai ka dhënë detaje në lidhje me interesimin për Januzajn.

“Po, sigurisht”, u përgjigj De Vriese në pyetjen nëse Januzaj ka zgjuar interesim nga Serie A, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat