Milani interesohet për lojtarin shqiptar

Futboll

Milani interesohet për lojtarin shqiptar

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:14
Milani interesohet për lojtarin shqiptar

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Real Sociedadi dhe karriera e tij mund të jetë në Itali, me dy ekipe që interesohen për të.

Prej kohësh flitet që Roma e shikon Januzajn si zëvendësuesin ideal të Zaniolos, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe e ka mbyllur sezonin. Megjithatë në gjurmët e shqiptarit, sipas mediave belge është vënë edhe Milani.

Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: “Mund të konfirmoj se kemi pasur bisedime me Milanin për transferimin e lojtarit aty. Sigurisht që klienti im do i thonte “po” një kalimi te kuqezinjtë.

Është një mundesi që ai mund të marrë vendin e Susos, në rast se ky i fundit largohet.”, u shpreh Dirk de Vriese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat