Lewa zbulon sekretin: E kam më të lehtë kur kam atë në krah

Futboll

Lewa zbulon sekretin: E kam më të lehtë kur kam atë në krah

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:20
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski po konfirmohet edhe në këtë sezon si një nga golashënuesit më të fortë në panoramën e futbollit europian.

Polaku, i cili ka shënuar edhe në ndeshjen e fundit të Bundesliga-s, ka zbuluar për Bild një sekret të vogël: marrëdhënien e mirë që ka në fushën e lojës me Thomas Muller.

"E kam më të lehtë me Thomas në krahun tim", ka thënë Leëandoëski. "Më ndihmon shumë; kompletohemi shumë mirë në fushë".

"Thomas bën disa lëvizje drejt topit ose drejt portës që më lejojnë mua të lëviz më mirë. Ai lëviz shumë dhe kjo më ndihmon. Kur luan ai kemi gjithmonë një lojtar më shumë në zonën e rreptësisë dhe për këtë arsye unë kam më shumë hapësira".

"Shpesh kam dy ose tre kundërshtar që më mbulojnë, por kur është Muller duhet të mendojnë edhe për atë. Shpresoj dhe besoj se do të luajmë bashkë më shpesh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat