E bujshme në Gjermani, Sancho shfuqizon tripletën e Haaland

Futboll

E bujshme në Gjermani, Sancho shfuqizon tripletën e Haaland

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:25
Sancho, Haaland

Haaland është mbreti i golit, por në Gjermani i shfuqizojnë tripletën. Rregullorja në Gjermani flet qartë: tre realizimet e sulmuesit të ri të Borussia Dortmund nuk konsiderohen “tripletë” në Gjermani, aty ku parametrat janë më së shumti fiskalë.

Referuar raportimeve të “ESPN sport”, golat e sulmuesit norvegjez nuk vlejnë për një triplet. Ose të paktën jo sipas koncepteve të Premier League, të cilat Gjermania nuk ka pranuar kurrë t’i përshtasë.

Në fakt, në Bundesligë, rregullat ndryshojnë në mënyrë drastike. Nuk mjafton të shënosh 3 gola në një ndeshje për të folur për tripletë. Për tu konsideruar e tillë, koncepti i “hat trick” duhet t’u përgjigjet disa kritereve shumë preçize.

Së pari, natyrisht shënimi i 3 golave. Deri këtu asnjë diskutim. Haaland realizoi tris-in. Së dyti, ka të bëjë me vijueshmërinë. Të 3 golat duhen shënuar në mënyrë të njëpasnjëshme, të pandërprerë nga gola të realizuar nga shokë të ekipit.

Në këtë rast, djaloshi nuk i është përmbajtur rregullores. Sikur të mos mjaftonte, rregullorja parashikon edhe tempizmin, që golat duhen realizuar në të njëjtën pjesë të ndeshjes, sikurse bëri edhe Haaland.

Kështu, kur në Gjermani nuk mjafton të shënosh 3 gola në të njëjtën pjesë për të realizuar një tripletë, Haaland mund të fajësojë me të drejtë shokun e tij të skuadrës, Sancho, që i prishi festën. E të mendosh që ky i fundit, në rastin e golit të shënuar, mund t’i kishte pasuar shumë mirë norvegjezit, që në atë rast mund të kishe finalizuar pokerin në debutim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat