De Ligt: Do të inatosesha për ato gabime

Futboll

De Ligt: Do të inatosesha për ato gabime

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:45
De Ligt: Do të inatosesha për ato gabime

Juventusi shpenzoi 85 milionë euro për të sjellë Matijs De Ligt në Torino, pas atij sezoni fantastik, që holandezi zhvilloi me Ajaksin vitin e kaluar.

Përtej shumës marramendëse të shpenzuar, mbrojtësi akoma nuk ka arritur të jetë një shtyllë e vërtetë në mbrojtjen bardhezi, me gafat, që nuk i janë ndarë që nga faza përgatitore në verë e deri në ndeshjet e fundit. Merih Demiral, i ardhur pa shumë bujë në Torino, bëri paraqitje shumë të mira dhe i mori vendin e titullarit para se turku të dëmtohej.

De Ligt është nën një presion të madh nga tifozët, por edhe nga opinioni sportiv. 21-vjeçari e di që nuk ka bërë nisjen më të mirë të sezonit dhe nuk i vë faj tifozëve, që janë të inatosur. Megjithatë, ai mendon se nuk duhet ta mendojë këtë pjesë, por të përqendrohet për të rritur nivelin e tij.

“Mendoj se gjithçka është normale. Nëse do të isha në vend të tyre, gjithashtu do të zemërohesha për gabime të tilla. Por, unë si lojtar nuk duhet të përqendrohem te këto situata. Unë duhet të mendoj vetëm për të përmirësuar veten time. Përtej atyre gabimeve, jam i lumtur për mënyrën sesi i kam zhvilluar këto gjashtë muaj të parë. Jam i bindur se do të përmirësohem ndeshje pas ndeshje”, deklaroi De Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat