Arsllani publikoi listën për miqësoret në Antalia

Futboll

Arsllani publikoi listën për miqësoret në Antalia

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:48
Arsllani publikoi listën për miqësoret në Antalia

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë prej 23 deri më 28 janar do të qëndrojë në Antalia të Turqisë ku do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me reprezentacionin U19 të Azerbajxhanit. Shpresat e vendit do të udhëhiqen nga seleksionuesi Shkumbin Arsllani, ndërsa për dy testet janë ftuar këta futbollistë:

Portierë: Kristijan Kitanovski (Vardar) , Ivan Nikollovski (Rabotniçki);

Mbrojtës: Spase Terziev (Akademia Pandev), Kristijan Tasevski (Augsburg-Gjermani), Altrim Jakupi (Shkëndija), Antonio Jankullovski (Frolunda-Suedi), Imran Fetai (Shkëndija), Viktor Krstevski (Vardari), Benjamin Dalipi (H. Dragovoljac-Kroaci);

Mesfushorë: Luka Stankovski (Rabotniçki), Ivan Nikollov (Akademia Pandev), Hamza Ramani (Shkupi), Damjan Trajanovski (Vardar), Leonid Ignjatov (Vardar), Behar Feta (Fortuna), Lindit Çerkezi (Bazel-Zvicër);

Sulmues: Mario Ilievski (Tikvesh), Azer Omeragiq (Vardar), Berat Kalkan (Kasimpasha-Turqi), Fiton Ademi (Shkëndija);

"Pres dy ndeshje të mira edhe përkundër faktit se një pjesë e madhe e futbollistëve janë jashta rritmit garues. Në listë ka katër futbollistë të ri (Jankullovski, Tasevski, Çerkezi dhe Kalkan), secili prej tyre do të ketë shansin të luajë dhe vetëm prej tyre do të varet nëse do ta shfrytëzojnë të njejtën dhe nëse në të ardhmen do të konkurojnë për vend në ekip. Me dy ndeshjet në Antalia për ne startojnë përgatitjet për atë që na pret këtë vit dhe që është turneu kualifikues në Çeki për pjesëmarrje në Fazën Elite për Kampionatin Europian. Shpresoj të prezantohemi mirë në këto dy duele kontrolluese, lojtarët seriozisht të kapin detyrën e tyre duke pasur parasysh faktin se nuk kemi kohë për eksperimente", deklaroi seleksionuesi Shkumbin Arsllani.

Ndeshja e parë Maqedoni U19-Azebajxhan U19 luhet më 25 janar në orën 15:00, ndërsa dy ditë më vonë në program do të jetë ndeshja e dytë në terrenin në Kaja në Belek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat