Mbappe më në fund tregon nëse do të transferohet te Reali

Futboll

Mbappe më në fund tregon nëse do të transferohet te Reali

Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:22
Kylian Mbappe

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është përmendur disa herë se mund të transferohet te Real Madridi.

Futbollisti me vlerën më të madhe në treg aktualisht, është duke e treguar veten te skuadra franceze dhe gjigantët evropian janë të interesuar për të.

Megjithatë, francezi në një intervistë për BBC ka thënë se aktualisht nuk është momenti të flitet për një transferim pasi që është në kulmin e sezonit me PSG, shkruan Indeksonline.

“Të gjithë flasin për këtë. Kur isha i ri, flisja edhe unë kështu. Por tani unë jam profesionist dhe e di se nuk është koha. Jemi në janar. Imagjinoni që unë t’i përgjigjem pyetjes tuaj dhe të them diçka. Të gjithë do të flisnin për të dhe nuk do të ishte mirë për PSG“, tha Mbappé.

“Unë jam në PSG dhe jam 100% me klubin. Unë dua ta ndihmoj atë të rritet këtë sezon, të fitojë shumë tituj, kështu që, për mua, nuk është mirë të flasim (për të ardhmen time). Unë mendoj për klubin sepse më ndihmoi. Kam ardhur këtu në moshën 18 vjeçare. Unë kisha talent por nuk isha i këtij niveli. Tani, falë PSG dhe skuadrës franceze, unë jam një superyll“.

Mbappé nuk dëshiron më të dëgjojë për të ardhmen e tij përpara fundit të sezonit.

“Unë duhet të qëndroj i qetë dhe të qëndroj i përqendruar në PSG. Pas kësaj, në fund të sezonit, do të shohim. Por tani jam i përqendruar në lojën time”, përfundoi kampioni i Botës me Francën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat